Ndërlidhjet

logo-print

Korea Veriore: do të përgjigjemi ushtarakisht ndaj Koresë Jugore


Korea Veriore sot ka paralajmëruar se mund të jap përgjigje ushtarake kundër Koresë Jugore, sepse kjo e fundit ka planifikuar një aksion të shpërndarjes së pamfletave anti-komuniste përmes kufirit të tyre.

Agjensioni qendror korean i lajmeve Pyongyang, thotë se ky "është një akt i rëndë provokues që mund të çojë në një konflikt ushtarak apo luftë. "

Deklarata është një referencë për një veprim të planifikuar nga një grup konservator i Koresë së Jugut për të dërguar fletëpalosje përtej kufirit të hënën, kur Koreja e Veriut kremton përvjetorin e 66-të të partisë në pushtet, Partisë së Punëtorëve.

Asnjë traktat për paqë nuk është nënshkruar në mes dy Koreve që nga vitet 1950-53 të luftës koreane, duke i lënë ato teknikisht ende në luftë.
XS
SM
MD
LG