Ndërlidhjet

Katër pensionist rus vdesin në zjarr


Ministria e Rusisë për emergjenca thotë se katër banorë të një shtëpie të pensionistëve në qendër të Rusisë kanë vdekur, pasi zjarri përfshiu ndërtesën e tyre sot.

Zjarri shpërtheu herët në mëngjes në objektin për 13 banorë në fshatin Tikon të rajonit Kostroma, rreth 400 kilometra në verilindje të Moskës.

Nëntë nga banorët u evakuuan në vende të sigurta ndërsa 4 të tjerët vdiqën. Nuk është indentifikuar ende ndonjë shkak për zjarrin, por agjencitë ruse të lajmeve njoftuan se dyshimi është përqendruar në një duhanxhi të pakujdesshëm.

Zyrtarët rus thonë se ka nisur një hetim penal për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG