Ndërlidhjet

Pragë: Havell e hapi Forumin 2000, pjesëmarrëse edhe Jahjaga


Në Pragë është hapur Forumi 2000, që është një tubim ndërkombëtar, me afro 140 pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Hapjen e tubimit të sivjemë, që është i 15-ti jubilar, e bënë ish presidenti çek, Vacllav Havell, dhe fituesi i Çmimit Nobel, Xhozef Stiglic.

Në Forumin 2000, që përfundon të martën, po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

E pranishme është edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Pritet që gjatë qëndrimit në Pragë, Atifete Jahjaga dhe Jozefina Topalli, do ta vizitojnë selinë e Radios Evropa e Lirë.

Raportohet se kundër pjesëmarrjes së presidentes Jahjaga në Forumin 2000, mbrëmë ka protestuar një numër i anëtarëve të një grupi çeko-serb.
XS
SM
MD
LG