Ndërlidhjet

logo-print

Poloni: Partia e kryeministrit Tusk para fitores


Kryeministri aktual, Donald Tusk, duket se do të bëhet personi i parë në Poloni, prej rënies së komunizmit në vitin 1989, që ka shërbyer dy mandate radhazi në këtë post të lartë.

Sipas parashikimeve të para, partia e tij, Platforma Civile, duket se ka fituar afro 40% të votave në zgjedhjet parlamentare, që u mbajtën dje.

Partia për ligj dhe drejtësi e Jarosllav Kaçinksit, ka fituar diçka më tepër se 30%.

Rezultatet finale zyrtare nuk priten të shpallen para 11 tetorit, por Donald Tusk tashmë ka deklaruar se ka fituar, ndërsa Kaçinski e ka pranuar disfatën.
XS
SM
MD
LG