Ndërlidhjet

Kamerun: Liderët e Eurozonës të veprojnë me vendosmëri


Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, ka kërkuar që liderët e vendeve të eurozonës ta pranojnë “përgjegjësinë kolektive” dhe të ndërmarrin “hapa vendimtarë” për ta parandaluar shkatërrimin ekonomik.

Në një intervistë për të përditshmne londineze, Financial Times, zoti Kameruan, poashtu, i ka bërë thirrje Francës dhe Gjermanisë, që t’i kapërcejnë dallimet dhe ta paraqesin një plan për përfundimin e paqartësive para vitit të ri.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Nikollas Sarkozi, pas takimit të mbrëmshëm, kanë deklaruar se një pako gjithëpërfshirëse për shpëtimin e krizës së borxheve në eurozonë, do të paraqitet deri në fund të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG