Ndërlidhjet

logo-print

Moskë: Komandanti i NATO-s bisedon për mbrojtjen raketore


Komandanti i lartë ushtarak i NATO-s, Xhejms Stavridis, gjatë ditës, me zyrtarët e lartë të Rusisë, do të diskutoj për planin për mbrojtjen raketore evropiane.

Pritet që admirali Stavridis do të bisedoj me shefin e shtatmadhorisë së ushtrisë ruse, Nikollaj Markov, për nismën e Shteteve të Bashkuara për sistemet raketore, për t’i mbrojtur vendet anëtare të NATO-s nga sulmi eventual nga Lindja e Mesme.

Këto bisedime po ndodhin në periudhën kur ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka përsëritur kundërshtimin ndaj planave për mburojën raketore.

Zoti Lavrov i tha revistët ruse Profil se “i vetmi vend, armatimi i të cilit mund të preket nga ky sistem, është Rusia”.

Udhëheqja e NATO-s po vazhdon me planet për vendosjen e sistemit raketor mbrojtës dhe për zbulimin e hershëm në Poloni, Çeki, Rumani, Turqi, Portugali dhe Spanjë.
XS
SM
MD
LG