Ndërlidhjet

OKB: Çmimet e ushqimit me gjasë do të rriten


Agjencitë e Kombeve të Bashkuara për ushqim thanë sot se çmimet për oriz, miell dhe ushqimet e tjera themelore, pritet të mbeten jostabile dhe me gjasë do të rriten.

Sipas një raporti të publikuar sot në Romë, kjo do t’i godasë veçanërisht fermerët e varfër dhe konsumatorët në Afrikë.

Raporti është publikuar nga Organizata për Ushqim dhe Agrikulturë e OKB-së, Programi Botëror i Ushqimit dhe Fondi Ndërkombëtar për Zhvillim të Agrikulturës i OKB-së.

Në raport, kërkohet nga qeveritë t’i realizojnë premtimet për shkëmbimin e informacioneve për nivelet e ushqimit për të evituar rritje të papritur të çmimeve, që kishin shkaktuar trazira në periudhën 2006-2008.

Kërkohen edhe më tepër investime afatgjata në agrikulturë në vendet e varfëra.
XS
SM
MD
LG