Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 10 tetorin në vite...

  • RFE /RL

Angela Merkel

Angela Merkel


​2005: Angela Merkel është bërë kancelarja e parë femër e Gjermanisë dhe liderja e parë nga ish-“Lindja Komuniste”.

1813: Kompozitori Gjuzepe Verdi ka lindur në Le Renkole të Italisë.

1845: Hapet Akademia Detare e Shteteve të Bashkuara në Anapolis.

1911: Revolucionarët e “Sun Yat-sen” përmbysën dinastinë Mançu të Kinës.

1964: Hapet sesioni i 18-të i Lojërave Olimpike Verore në Tokio.

1970: Fixhi bëhet e pavarur pas gati një shekulli të sundimit britanik.

1985: Avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara detyruan një aeroplan të Egjiptit të ateronte në Itali. Aeroplani mbante rrëmbyesit e anijes italiane Açille Lauro, të cilët më pastaj u dërguan në paraburgim.

2002: Dhoma e Përfaqësuesve votoi 296-133 për t’i dhënë presidentit Xhorxh Bush autoritetin për të përdorur forcën ushtarake kundër Irakut. (Senati pasoi ditën tjetër).

2004: Aktori Kristofer Riv, i cili u aksidentua gjatë shalimit me kalë në maj të 1995-ës, vdiq në moshën 52-vjeçare.

2008: Gjykata Supreme e Konektikut mori vendim që çiftet homoseksuale kanë të drejtë të martohen.(v.t.)

Më shumë ngjarje sjellin pamjet e AP-së:


XS
SM
MD
LG