Ndërlidhjet

BE zgjeron sanksionet për Bjellorusinë


Bashkimi Evropian ka zgjeruar sanksionet kundër individëve përgjegjës për presionin e vazhdueshëm ndaj shoqërisë civile, opozitës politike dhe mediave të pavarura në Bjellorusi.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian që po takohen sot në Luksemburg kanë shtuar 16 emra në listën prej 192 njerëzve që do tu ndalohet marrja e vizave dhe do tu ngrihen asetet.

Shefja e punëve të jashtme të BE-së Ketrin Eshton, duke folur rreth takimti të sotëm, përsëriti kërkesën e Bashkimit Evropian për lirimin e të burgosurve politik në Bjellorusi.

"Ju e dini angazhimin tonë të vazhdueshëm që ti shohim të gjithë ata të burgosur në Bjellorusi të liruar dhe të rehabilituar, dhe dëshirën tonë të vazhdueshme që të mbetemi në kontakt me njerëzit e Bjellorusisë” u shpreh Eshton.
XS
SM
MD
LG