Ndërlidhjet

Kirigistan: Unioni islamik Jihad prapa sulmeve të 8 tetorit


Komiteti për Siguri Kombtare i Kirigistanit, tha sot se antarë të lëvizjes islamike ekstremiste Jihad, janë fajtorë për dhunën në qytetin jugor Osh, me 8 tetor.

Shefi i këtij komiteti, Keneshbek Dushebaev, tha që tetë njerëz ishin arrestuar gjatë operacionit të sigurisë me 8 tetor.

Njëri nga ky grup u gjuajt për vdekje nga forcat e sigurisë, kur po provonte të rrëmbente një autobus dhe ti mbajë pasagjerët peng.

Dushebaev, tha se forcat e sigurisë kanë konfiskuar armë, duke përfshirë edhe granata dore dhe literaturë ekstremiste gjatë bastisjes.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Oshit, Zamir Sidikov, tha për AFP se 20 njerëz të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar deri tani në jug.
XS
SM
MD
LG