Ndërlidhjet

Azerbaixhan: Burgosen katër aktivist opozitar


Katër aktivistë opozitar janë burgosur në Azerbaixhan, për pjesëmarrjen e tyre në një protestë anti-qeveritare gjashtë muaj më parë.

Një gjykatë në Baku, i ka dënuar Aha Mamadlin dhe Ulvi Kulijevin me 3 vjet burg, Elnur Majdilin me dy vjet burg dhe Rufat Hajibejlin me 1 vit e gjysmë burg, pasi u shpallën fajtor për shpërfillje të rendit publik dhe rezistencë ndaj zyrtarëve të qeverisë.

Këta katër persona ishin të fundit nga grupi prej 14 personave që u denuan në lidhje me protestën e 2 prillit.

Pasi gjykimi mori fund, shumë mbështetës të opozitës bërtisnin sllogane si “liri” përpara ndërtesës së gjykatës.

Policia shpërndau protestuesit, duke arrestuar katër prej tyre për t'i liruar më vonë.
XS
SM
MD
LG