Ndërlidhjet

OSBE kërkon lirimin e gazetarit të Taxhikistanit


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka kritikuar Tagjikistanin sot, rreth gjykimit të një gazetari i cili ka shkruar artikuj kritik për autoritetet lokale në këtë vend.

OSBE, tha përmes një deklarate se reporteri Makmadjusuf Ismoilov, nga gazeta e përjavshme e pavarur “Nuri Zindagi” është paditur për shpifje kriminale dhe fyerje të zyrtarëve publik, si dhe nxitjen e "urrejtjes rajonale."

Prokurorët po kërkojnë një dënim 16 vjet burg për 51-vjeçarin, i cili ka qenë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2010.

Përfaqsuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Dunja Mijatoviç, bëri thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm, duke e quajtur arrestimin e tij "një mesazh kërcënues për gazetarët e Taxhikistanit."
XS
SM
MD
LG