Ndërlidhjet

Një delegacion i Egjiptit do të vizitojë Kosovën


Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, një delegacion i gjerë i përfaqësuesve të lartë të partive kryesore politike, në mesin e të cilëve edhe disa kandidatë për president të Egjiptit, do të qëndrojnë për vizitë katër ditore në Kosovë.

Delegacioni egjiptian, gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës, do të pritet në takime nga udhëheqës të lartë të institucioneve të Kosovës, do të vizitojë disa qytete dhe zona të rëndësishme historike të vendit tonë, si dhe do të marrë pjesë në aktivitete të organizuara nga asociacione të shoqërisë civile kosovare.

Organizimi i vizitës së delegacionit egjiptian në Kosovë, është pjesë e diplomacisë publike dhe e aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Lobim për Njohje të Republikës së Kosovës, me qëllim të avancimit të procesit të njohjes së Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë marrë një vendim të tillë dhe thellimit të komunikimit të Kosovës me publikun e shteteve kyçe.
XS
SM
MD
LG