Ndërlidhjet

Shpërthime të dyfishta në Bagdad, vriten nëntë persona


Dy sulme me bomba me shumë pak minuta mes njëra-tjetrës, vranë të paktën nëntë vetë dhe plagosën më shumë se 20 të tjerë, në perëndim të Bagdadit të hënën mbrëma.

Shpërthimi i parë ndodhi në lagjen Iskan pranë një grupi të civilëve.

Ndërsa, shpërthimi i dytë ndodhi me ardhjen e shërbimit emergjent në vendngjarje, për të trajtuar të plagosurit.

Disa zyrtarë të ministrisë thonë se janë nëntë të vdekur dhe 21 të plagosur, ndërsa një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes tha se nëntë vetë u vranë dhe 25 u plagosën.

Thuhet se në mesin e viktimave ka edhe forca të sigurisë por ende nuk janë dhënë hollësi.

Megjithëse ka pasur një rënie të dhunës që nga vitet 2006 dhe 2007 në Bagdad, sulmet janë ende të zakonshme në mbarë vendin.
XS
SM
MD
LG