Ndërlidhjet

Dënohet Timoshenko me shtatë vjet burg


Një gjykatë në Ukrainë sot e ka dënuar ish-kryeministren e këtij vendi Julia Timoshenko me shtatë vjet burg, duke u shpallur fajtore për abuzim të pushtetit në vitin 2009, gjatë një marrëveshje me Rusinë.

Gjykatësi, Rodion Kirejev duke e lexuar vendimin tha se Timoshenko ka përdorur pushtetin e saj për “akte kriminale” kur ka urdhëruar firmën ukrainase Natfogas të nënshkruajë marrëveshjen me Rusinë.

Gjykatësi tha se veprimet e Timoshenkos i kanë shkaktuar Natfogasit një humbje prej 188 milion dollarëve.
XS
SM
MD
LG