Ndërlidhjet

logo-print

Greqi: Inspektorët evropian përfundojnë shqyrtimin e tyre


Inspektorët nga Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane thonë se Greqia ka gjasa të marrë në nëntor 8-miliardë euro si ndihmë që i nevojitet për të parandaluar falimentimin.

Inspektorët kanë njoftuar sot për këtë vendim në një deklaratë të tyre që e lëshuan pas shumë javësh analizimi të financave greke.

Në deklaratë thuhej se derisa objektivat e Greqisë për deficitin e vitit 2011 "nuk mund të arrihen," masat shtesë do të jenë të përshtatshme për vitin 2012.
XS
SM
MD
LG