Ndërlidhjet

logo-print

Libi: Depërtim i forcave të qeverisë së përkohshme në Sirte


Forcat e Qeverisë së përkohshme të Libisë thonë se i kanë detyruar lojalistët e Muamer Gadafit, që të tërhiqen në pjesë të ndryshme të qytetit Sirte, që është vendlindja e Gadafit.

Komandanti i forcave të Këshillit Tranzicional Kombëtar (KTK), që praktikisht është Qeveri e përkohshme e këtij vendi, i tha agjencisë Rojters se mbështetësit e Gadafit janë grupuar në dy lagje, afër brigjeve të Detit Mesdhe.

Forcat e KTK-së në Sirte i kanë marrë tri objekte të mëdha: spitalin kryesor, universitetin dhe një qendër për konferenca.
XS
SM
MD
LG