Ndërlidhjet

Kosovë: Gjykata në Drenas e dënoi Ferronikelin


Një gjykatë në Kosovë për të parën herë e ka dënuar një ndotës të ajrit, pasi kompania ka dështuar t’i regjistroj emisionet e gazrave, që e rrezikojnë sistemin ekologjik në hapërisë, thuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së ambientit të Kosovës.

“Gjykata në Drenas e ka dënuar kompaninë Ferronikeli me 40 mijë euro, ndërsa menaxheri i saj është dënuar me 1500 euro”, thuhet në kumtesë.

Kompania Ferronikel, që është njëri ndër prodhuesit më të mëdhenjë të nikelit në rajon, është privatizuar nga një korporatë ndërkombëtare me seli në Holandë.

Sipas njoftimit, gjobitja është bërë për shkak se Ferronikeli nuk ka vepruar sipas rregullave mbrojtëse të ambientit dhe bile i ka shkelur ato duke e ndotur ujin dhe ajrin në Kosovën qendrore.

Ky ishte dënimi i parë për ndotësit e ajrit në Kosovë, prej pavarësisë në vitin 2008.

Ekspertët thonë se Kosova është ndër vendet më të ndotura në Evropë.
XS
SM
MD
LG