Ndërlidhjet

BE, OSBE, Rusia reagojnë ndaj dëminimit të Timoshenkos


Bashkimi Evropian, OSBE-ja dhe Rusia, e kanë kritikuar ashpër dënimin e sotëm të ish kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, për shkak të keqpërsdorimit të pozitës.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, tha në Bruksel, se procesi i kishte shenjat e drejtësisë “selektive” dhe theksoi se “BE-ja do të reflektoj në politikën e saj ndaj Ukrainës”.

Kryeministri rus, Vlladimir Putin, tha se vendimi mund t’i shkatërroj marrëdhëniet ndërmjet Moskës e Kievit në fushë të energjisë, ndërsa Ministria e jashtme e Rusisë tha se e ka hetuar një “nëntekst të qartë anti-rus”.

Shqetësim për dënimin e ish kryemninistres Timoshenko ka shprehur edhe kryesuesi i OSBE-së, Audronius Azubalis.
XS
SM
MD
LG