Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Do të shtojmë masat ndaj Iranit


Zyrtarët amerikanë janë duke kërcënuar të marrin masa të mëtejshme kundër Iranit, pasi autoritetet amerikane njoftuan për dyshimet mbi një komplot nga dy burra, që dyshohet të jenë nga qeveria iraniane, për vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara.

Irani ka hedhur poshtë akuzat, dhe Ministria e Jashtme i ka quajtur ato "të pavërteta" dhe "të pabaza".

Zyrtarët amerikanë thanë se komploti dyshohet se përfshin agjentët e qeverisë iraniane duke u përpjekur të punësojnë vrasës meksikan për të sulmuar ambasadorin saudit Adel Al-Jubeir.

Autoritetet amerikane kanë akuzuar dy burra në këtë komplot: Mansr Arbabsiar, një 56-vjeçar qytetar i natyralizuar amerikan që mbanë pasaportë të Iranit dhe SHBA-së, dhe Gholam Shakuri, një anëtar i Forcës Kuds.

Skretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara do të konsultohen me qeveritë e tjera mbi mënyrat për të "izoluar më tej" Iranin si rrjedhojë e këtij sulmi të dyshuar.
XS
SM
MD
LG