Komisioni Evropian pritet që sot të publikojë raportin e Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat synojnë anëtarësimin në bllokun evropian.
Disa pjesë të projekt-raportit që kanë mundur të depërtojnë në media, flasin për tri shqetësime të BE-së për Kosovën, e ato janë krimi i organizuar, korrupsioni dhe liria e shprehjes.
Në anën tjetër, nuk dihet nëse Kosova do të marrë dritën jeshile për fillimin e dialogut për vizat, ndërkohë, që duket se do të ketë sërish ngecje në lidhjen e raporteve kontraktuale si dhe proceset tjera integruese, për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga 5 vendet e BE-së.
Nga ana tjetër, Serbia është duke pritur që sot të marrë përgjigje në kërkesën e saj për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Kohë më parë, kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës në rajon pat thënë se Serbia nuk do të duhej të marrë as këtë status pa i normalizuar raportet me Kosovën dhe pa i shpërbërë strukturat paralele.