Ndërlidhjet

logo-print

Irak: 10 të vrarë në sulmet ndaj policisë


Zyrtarë irakian thonë se 10 njerëz janë vrarë sot dhe 20 të tjerë janë plagosur në një seri sulmesh me bomba, që kishin për shënjestër policinë e Bagdadit.

Në Hurrijah, një lagje e banuar kryesisht nga Shi’it, një vetvrasës më bombë në veturë që ka pasur për shënjestër stacionin e policisë ka vrarë 6 persona. Ndërsa dhjetë të tjerë janë lënduar në atë shpërthim.

Në Karradah, një lagje jugore, tre njerëz u vranë ndërsa gjashtë u plagosën nga nje tjetër vetvrasje me bombë në veturë, poashtu në një stacion policor.

Një veturë e parkuar në Bagdadin perendimor, që gjithashtu synonte policinë, eksplodoi por la të vdekur një civil dhe pesë të tjerë të lënduar.
XS
SM
MD
LG