Ndërlidhjet

logo-print

Rritet deficiti grek në mbi 15%


Ministria e Financave greke, thotë se deficiti i qeverisë qendrore është zgjeruar me rreth 15 për qind në nëntë muajt e parë të vitit, krahasuar me vitin e kaluar.

Ministria bëri të ditur të mërkurën, se të ardhurat ishin më të ulta se sa pritej për shkak të një recesioni më të thellë se sa parashikimet.

Sipas kësaj ministrie, deficiti buxhetor arriti në 19.16 miliardë euro për muajt janar-shtator, krahasuar me 16.65 miliardë euro gjatë të njejtës periudhës të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG