Ndërlidhjet

Serbia pritet të marrë statusin e kandidatit për BE


Diplomatët thonë se BE-ja do t’i japë Serbisë statusin e kandidatit për anëtarësim, pavarësisht mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi Kosovën, njofton agjencia AP.

Por, komisioni ekzekutiv i këtij blloku nuk do të hapë bisedimet zyrtare të pranimit, deri sa Serbia dhe Kosova të normalizojnë lidhjet e tyre, i kane thënë agjencisë AP dy diplomatë evropian në kushte anonimiteti, për shkak të embargos mbi raportin.

Bashkimi Evropian nuk e ka vënë njohjen e Kosovës si kërkesë zyrtare, por insiston që Beogradi duhet të stabilizojë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën.

Serbia, është pritur të marr statusin e kandidatit që nga arrestimi i të përndjekurit për krime lufte Ratko Mlladiq, dhe ekstradimit të tij për në Tribunalin e Hagës.

Ndërkohë, komisioni do të rekomandojë të mërkuren që BE të hap sesionin e bisedimeve me Malin e Zi.
XS
SM
MD
LG