Ndërlidhjet

logo-print

Xho Bajden: Irani do të jap përgjegjësi


Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, tha se Irani do të jap përgjegjësi për një komplot të dyshuar për vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Uashington.

Vërejtja e Bajdenit erdhi pasi administrata e presidentit Obama tha se ishte duke u konsultuar me qeveri të tjera mbi mënyrat "izolimit të mëtejm" të Iranit, për shkak të këtij komploti.

Zyrtarët amerikanë thanë se komploti përfshin agjentët e qeverisë iraniane duke u përpjekur të punësojnë vrasës meksikan për të sulmuar ambasadorin saudit Adel Al-Jubeir.

Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes për punë të jashtme të BE-së Ketrin Eshton, paralajmëroi se si pasojë e këtij komploti mund të ketë implikime serioze globale.
XS
SM
MD
LG