Ndërlidhjet

Ferronikeli e cilëson vendimin e gjykatës si të ndikuar



Kompania për përpunimin e nikelit në Drenas, " Ferronikeli", e ka cilësuar vendimin e Gjykatës për Kundërvajtje në Drenas si të "ndikuar nga anëtarët e Kuvendit Komunal të këtij qytetij dhe nga fushatat e fundit".

Gjykata e ka gjobitur Ferronikelin me 40.000 mijë euro dhe drejtorin e tij me 1.500 euro për mospërmbushjen e detyrimeve nga legjislacioni për mbrojtjen e mjedisit.

Në një komunikatë për opinion, kjo kompani vlerëson se vendimi i gjykatës "është vendim me qëllim në vete" dhe ekziston droja se "arritja e vetme e këtij vendimi është goditja e biznesit dhe jo ndalimi i ndotësve të vërtetë të mjedisit".
XS
SM
MD
LG