Ndërlidhjet

“Financial Times”


Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq, tha se ka bërë një zgjidhje strategjike, duke integruar shtetin më shumë në Evropë, sesa duke ua dorëzuar atë premtimeve të buta nga Rusia e çelikët. Mirëpo, dënimi me shtatë vjet burg për kundërshtaren e hidhur politike, Julia Timoshenko, e ka vendosur shtetin një hap larg arritjes së qëllimit.

Që nga zgjedhja e tij në fillim të vitit 2010, Janukoviq ka treguar një afinitet më të madh për autoritarizmin e stilit rus sesa për vlerat demokratike të Perëndimit.

Ai ka zbehur forcimin e Revolucionit të Portokalltë të 2004-ës, i cili e privoi nga pushteti pas zgjedhjeve të manipuluara, duke e bërë Timoshenkon - ndonëse të dobët - një heroinë mjaft të njohur.

Forcat e dikurshme presidenciale janë rregulluar, derisa ndikimi i parlamentit dhe kryeministrit është dobësuar. Mediat, si një nga zërat kritikë të qeverisë, janë ngufatur dhe politikanët e opozitës janë larguar nga skena veç e veç nga prokurorët e një sistemi relativisht të pavarur të drejtësisë.

Dënimi i Timoshenkos nën akuzat e dyshimta për tejkalimin e autoritetit si kryeministre në negocimin e një kontrate për gaz me Moskën, është ngjarja më e re e një varg zhvillimesh shqetësuese.

Komisioni Evropian, i cili është në përfundim e sipër të negociatave për një marrëveshje shumëpërfshirëse tregtare me Ukrainën, nuk mund të injorojë drejtësinë e tillë selektive.

Ai nuk mund ta injorojë madje as rëndësinë strategjike për të çuar këtë amortizator të rëndësishëm ndërmjet Evropës dhe Rusisë vendosmërisht në kuadër të çështjeve të Perëndimit.

Ky element i jep më shumë rëndësi fatit të çdo politikani.

Dënimi do të duhej të kundërshtohej, por nuk do të duhej të rrezikonte përfundimin e negociatave për tregti. Tërheqja e premtimit për hyrjen në tregun e vetëm, e ndoshta edhe udhëtimin pa viza, mund ta ketë efektin e padëshiruar të shtyrjes së Ukrainës brenda orbitës së Rusisë.

Vendosja e parimeve rreth një marrëveshjeje për tregti të lirë nuk do ta lehtësojë presionin mbi Janukoviqin. Në të kundërtën, shtetet anëtare të BE-së duhet të përdorin eventualisht një proces të ratifikimit, për të kërkuar prova të vërteta nga presidenti se shteti u përmbahet vlerave evropiane.

Si hap i parë, qeveria duhet t’i zhbëjë rebelimet e fundit ndaj lirisë së demokracisë dhe të mediave. Opozita politike duhet të jetë në gjendje të paraqesë kandidatë të besueshëm në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Kjo mund të nënkuptojë që edhe Timoshenkos t’i lejohet pjesëmarrja.

Kjo është më e pakta që mund të bëhet për të rifituar besimin e shteteve anëtare të BE-së. (e.p.)
XS
SM
MD
LG