Ndërlidhjet

Kosova mirëpret nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave


Ministrja për integrime evropiane e Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se fillimi i dialogut për liberalizimin e vizave është një nga të arriturat më të mëdha që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Ajo, në emër të qeverisë së Kosovës, ka përshëndetur Raportin e Progresit, duke shtuar se ai paraqet gjendjen reale dhe faktike të zhvillimin njëvjeçar të Kosovës.

“Shpresojmë dhe do të punojmë që gjatë 12 muajve të ardhshëm, raporti i Komisionit Evropian të shërbejë si bazë për zhvillimin e dialogut racional dhe konstruktiv ndërmjet akterëve të ndryshëm të shoqërisë sonë me qëllim të ndërtimit të konsensusit mbarëshoqëror për ndërmarrjen reformave të thella politike, ekonomike dhe shoqërore. Strategjia e zgjerimit ka rikonfirmuar agjendën evropiane të Kosovës me vazhdimin e mbështetjes së dy prioriteteve kyçe- liberalizmin e vizave dhe marrëveshjes tregtare”, tha Çitaku në një konferencë për gazetarë, pak pas publikimit të Raportit të Progresit nga ana e Komisionit Evropian.
XS
SM
MD
LG