Ndërlidhjet

KKT i Libisë pretendon ta ketë zënë të birin e Gadafit


Përfaqësues të Këshillit Kombëtar Tranzicional të Libisë kanë bërë të ditur të mërkurën mbrëma se kanë zënë, Mutasim Gadafin, të birin e presidentit të dëbuar, Muamer Gadafit.

Mirëpo, raportet e mediave të ndryshme nga ky vend nuk përputheshin në tërësi.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi përfaqësues të këtij këshilli të kenë njoftuar se Mutasim Gadafi është zënë në vendlindjen e tij-Sirte, për t’u transferuar pastaj në Bengazi ku është marrë në pyetje.

Mirëpo, AP-ja dhe AFP-ja cituan përfaqësues të tjerë të Këshillit Kombëtar Tranzicional të kenë thënë se nuk janë në gjendje ta konfirmojnë kapjen e të birit të ish-presidentit Gadafi.

Mutasim Gadafi shërbente si këshilltar për siguri gjatë regjimit të babait të tij.
XS
SM
MD
LG