Ndërlidhjet

logo-print

SHBA e Rusia bashkëpunojnë rreth Sirisë


Këshilltari kryesor i presidentit amerikan, Barak Obama, ka paralajmëruar një takim që diplomatët e Uashingtonit dhe Moskës do ta mbanin në javët e ardhshme për të punuar në përpilimin e një draft-rezolute të re të Këshillit të Sigurimit me të cilën do të ndalej shtypja e dhunshme e protestave në Siri.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Obamas-njëherazi kandidat potencial për postin e ambasadorit amerikan në Rusi, Majkëll Mek Foll, i quajti të vogla gjasat që Rusia ta përdorë sërish Veto-n ndaj ndonjë reozlute tjetër të Këshillit të Sigurimit për Sirinë.

Komentet e tij, ai i bëri gjatë dëshmisë para Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Senatit amerikan.

Më 4 tetor, shtetet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit-Kina dhe Rusia, përdorën Veto-n e tyre ndaj një reozlute të këshillit, me të cilën dënohej shtypja e dhunshme e protestave nga presidenti Bashar al Asad dhe vrasja e rreth tre mijë njerëzve.
XS
SM
MD
LG