Ndërlidhjet

Tërmeti godet Indonezinë


Një tërmet i fuqishëm i shkallës 6.0 të Rihterit ka goditur ishullin turistik të Indonezisë-Bali.

Megjithatë, nuk u lëshua ndonjë alarm për cunami.

Raportet flasin për dëme materiale, por nuk ka ndonjë informatë për njerëz që mund të jenë lënduar eventualisht.

Ekspertizat gjeologjike të Shteteve të Bashkuara thonë se tërmeti ka pasur një goditje preliminare prej 6.0 shkallë të Rihterit, ndërsa ishte e përqëndruar 100 kilometra në jug-perëndim të Balit në një thellësi prej 60 kilometrash nën det.

Në vitin 2004, Indonezinë e kishte goditur një termet edhe më i fuqishëm, i pasuar me cunami në Oqeanin Indian si pasojë e të cilëve vdiqën diku 230 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG