Ndërlidhjet

AI akuzon KKT të Libisë


Amnesty International tha se posedon të dhëna që dëshmojnë se mijëra të burgosurë, të cilët dyshohet të kenë luftuar për presidentin e dëbuar të Libisë Muamer Gadafi, janë toturuar dhe keqtrajtuar nga forcat tranzicionale të qeverisë përgjatë muajve të kaluar.

Në një raport të publikuar sot, organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut tha se afrikanët që dyshohet se kishin luftuar si mercenarë të Gadafit, kanë qenë në shënjestër të këtyre keqtrajtimeve.

AI i kërkoi Këshillit Kombëtar Tranzicional të Libisë që të ndalojë menjëherë keqtrajtimin e të arrestuarve dhe të burgosurve.

Raporti i kësaj organizate thuhet se bazohet në intervistat e zhvilluara me diku 300 të burgosurë që janë vizituar nga përfaqësuesit e Amnesty International nga mesi i gushtit e deri kah mesi i shtatorit në 11 qendra të burgimit.
XS
SM
MD
LG