Ndërlidhjet

Ivanoviq: KE s'ka ndikim në Prishtinë aq sa kanë SHBA-të


Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka thënë sot se vazhdimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të përcaktohet nga fakti se sa do të mund ta bind Komisioni Evrppian ambasadorin amerikan në Prishtinë që të jetë pjesë e trysnisë së përbashkët mbi autoritetet në Prishtinë.

"Problematik është fakti se Komisioni Evropian nuk ka ndikim të madh në autoritetet e Prishtinës, aq sa kanë Shtetet e Bashkuara dhe ambasadori i tyre në Prishtinë. Shtrohet pyetja tani se sa do të jetë i suksesshëm ky Komision që ta bind ambasadorin amerikan, të jetë pjesë e trysnisë së përbashkët mbi Prishtinën”.

“Nëse një gjë e këtillë ndodh, e besoj se do të ndodh, atëherë vazhdimi i dialogut është i sigurt”,
ka thënë Ivanoviq, për televizionin shtetëror të Serbisë, RTS.

Sipas tij, dialogu “gjithmonë ka qenë në teh, meqë partnerët nga ana tjetër kanë tentuar që çdo temë ta politizojë deri në atë masë, që ta shndërrojë në njohje direkte apo indirekte të pavarësisë së Kosovës”.
XS
SM
MD
LG