Ndërlidhjet

Sparks: Bllokadat rrugore janë të kundërligjshme


Edhe Misioni Evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka njoftuar se me mbështetjen e trupave të KFOR-it, ka ndërmarrë veprime në mbështetje të sundimit të ligjit dhe të rifunksionalizimit të rrugëve të autorizuara afër Jarinës në pjesën veriore të Kosovës, duke mbyllur rrugët e paautorizuara në këtë pjesë.

Në një komunikatë për opinion të këtij misioni, ushtruesi i detyrës së EULEX-it, Endi Sparks, citohet të ketë thënë se “rrrugët e paautorizuara i anashkalojnë kontrollet legjitime, ndërsa bllokadat rrugore janë të kundërligjshme dhe nuk i ndihmojnë askujt".

"Është me rëndësi që situata në pjesën veriore të Kosovës të kthehet në normalitet sa më shpejtë që është e mundur, për të mirën e secilit”.

Më herët gjatë ditës, KFOR-i pati njoftuar se operacionin e ka nisur me kërkesë të EULEX-it “për të ndihmuar në parandalimin e përdorimit illegal të rrugës anësore rreth portës zyrtare dhe të ndalojë kontrabandën”.
XS
SM
MD
LG