Ndërlidhjet

Guardian: Dështimi i Eurozonës?!


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle - foto nga arkivi.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle - foto nga arkivi.

“Guardian”

Shkruan: Timoti Garton Esh


Kurrë më parë, Evropa nuk ka qenë e unifikuar si sot. Kurrë më parë, nuk kanë qenë më të lirë njerëzit e saj. Kurrë më parë, nuk kanë qenë shumicë shtetet demokratike në Evropë - anëtare të barabarta, me të drejta të barabarta në ekonomi, politikë dhe siguri.

Tani, po kërcënohet e tërë kjo. Një bashkim monetar, i padisiplinuar dhe i dizajnuar dobët, po rrezikon të shpërbëhet duke shkaktuar padi reciproke dhe ndarje të mëtejme në mesin e shteteve.

Më kryesorja, motivuesit e dikurshëm emocionalë dhe nxitësit politikë të Bashkimit Evropian nuk ekzistojnë më. Popujt e Gjermanisë, Holandës dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian janë ngurrues në marrjen e hapave drejt integrimit të mëtejmë - qëndrueshmëria e të cilit cilësohet të jetë e nevojshme nga shumë krijues të bashkimit monetar.

Unë fajësoj politikanët si Angela Merkel për moshfaqjen e një aftësie më të madhe udhëheqëse në këtë drejtim. Por, një aftësi e tillë udhëheqëse do të kërkonte tejkalimin heroik të një sfide të fuqishme, duke bindur opinionin ngurrues të atyre (e kundërta që pohojnë europskeptikët) që konsiderohen të jenë kryesisht demokracitë kombëtare.

Po qe se këto nuk do të ishin demokraci kombëtare, e tërë bota financiare, nga Uashingtoni e deri në Pekin, nuk do të ishte në pritje gjatë kësaj jave për votimin nga një parti e vogël në Parlamentin e Sllovakisë.

Dua të shtroj pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse, në një mënyrë apo tjetër, dështon Eurozona dhe nëse ai dështim shënon nisjen e një procesi të dezintegrimit gradual.

Të supozojmë që BE-ja, në vitin 2030, është bërë një lloj Perandorie e Shenjtë Romake, ta zëmë, si ajo e vitit 1730 - ende ekzistuese në letër, por më shumë dekoruese sesa një realitet politik. Çfarë pastaj?

Për neve që jemi pro-evropianë, ajo që do të ndodhë, do të jetë në radhë të parë një çlirim disi pradoksal. Më shumë sesa mbështetësit e qeverisë në detyrë për një afat të gjatë, për shumë dekada ne e kemi ndjerë si obligim ta mbrojmë gjendjen ekzistuese të raporteve, me të gjitha shijet e qarta.

Euro-skeptikët, në të kundërtën, janë kënaqur me papërgjegjshmërinë e lavdishme të opozitës dhe edhe Zoti e di që institucionet në Bruksel i pajisin me objektiva të lehta e të pafundme skeptikët dhe satiristët.

Tani, dobia do të jetë diku tjetër. Për disa vite, ngjashëm me një qeveri në krijim, euro-skeptikët do të mund të fajësojnë regjimet e mëparshme për problemet aktuale (bashkimin e përshpejtuar monetar që çoi në urrejtjen gjermano-greke etj.), por kjo zgjat kaq.

Kurdoherë do të bëhet më e qartë se është lloji i Evropës së tyre në të cilën po jetojmë, e jo lloji i Evropës të cilin e mendoj unë.

Natyrisht se pas një dekade të jetës në Evropën e ëndrrave të euro-skeptikëve, mund të dalë që unë kam gabuar. Nëse ndodh kjo, premtoj se do ta pranoj gabimin.

Nëse evropianët mund të mbesin të lirë, të zhvilluar dhe të sigurt pa i mbështetur këto struktura, që përfshijnë humbjen e një pjese të sovranitetit dhe egërsimin e burokracisë, do të isha plotësisht i lumtur.

Bashkimi Evropian nuk është një përfundim në vete; është një mënyrë për përfundime të tilla. Por, nëse kam të drejtë, atëherë asnjë qenie njerëzore nuk do të jetë më e trishtuar duke qarë “A të kam thënë”. (e.p.)
XS
SM
MD
LG