Ndërlidhjet

Vazhdojnë kërkesat për lirimin e Timoshenkos


Amnesty International ritheksoi kërkesën për lirimin, sa më parë, të ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko.

Një gjykatë në Kievë dënoi të martën me shtatë vite burg ish-shefen e ekzekutivit ukrainas për keqpërdorimin e detyrës zyrtare gjatë nënshkrimit të një kontrate për importim të gazit me Rusinë në vititn 2009.

Përfaqësuesja e AI në Kievë, Hedher MekXhill, i tha një televizioni të Ukrainës se duhet të lirohet Timoshenko sepse, siç tha ajo, gjykimi i saj është zhvilluar “për arsye politike”.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Ukrainës, Oleg Voloshin, tha se vala e fundit e kritikave ndërkombëtare rreth dënimit të ish-kryeministres “ishte i parashikueshëm” dhe erdhi “nga ata që parimisht nuk duan ta shohin Ukrainën në Bashkimin Evropian”.
XS
SM
MD
LG