Ndërlidhjet

Suenk-e penduar për pjesëmarrje në ditëlindje


Aktorja amerikane, Hilari Suenk, tha se “është penduar thellësisht” për pjesëmarrjen në një koncert që ishte mbajtur për të festuar ditëlindjen e liderit çeçen, Ramazan Kadirov, i cili nga grupet për të drejtat e njeriut akuzohet për abuzime të rënda.

Në një letër dërguar AP-së, Suenk tha se nuk ishte në dijeni për zhdukjet, djegjet e shtëpive dhe vrasjet të cilat raportohet të jenë orkestruar nga Kadirov, ndërsa theksoi se nuk do të kishte shkuar në festimet e ditëlindjes po që se do të dinte “për synimin e vërtetë të kësaj ngjarje”.

Fituesja e dy Oskareve reagoi pasi organizata Human Rights Watch e kritikoi atë, aktorin belg Zhon Klodë Van Dam dhe violinisten Vanesa Mej për pjesëmarrjen në koncert duke “i kthyer në tallje vuajtjet e viktimave të panumërta të abuzimit të të drejtave të njeriut”.

Në ditëlindjen e 35-të të Kadirovit më 5 tetor, qeveria e tij organizoi një shfaqje gjoja për të festuar rindërtimin e Groznit pas dy luftërave ndërmjet Rusisë dhe separatistëve çeçenë që nga viti 1994.

Mediat lokale njoftuan se të famshmit kishin marrë vlera të majme të parasë për të marrë pjesë në këto festime.
XS
SM
MD
LG