Ndërlidhjet

Topi: Qytetarët me të drejtë ndihen të braktisur nga politika


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka fajësuar pushtetin dhe opozitën për përgjigjen e dytë negative që mori Shqipëria për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Për këtë arsye, ka thënë zoti Topi, "qytetarët kanë të drejtë të ndihen të braktisur nga politika, e cila dështoi të ecë përpara me këtë aspiratë kombëtare".

Nisur nga ky zhvillim, zoti Topi bëri thirrje për bashkëpunim, duke thënë se "shqiptarët meritojnë integrimin në Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye, institucionet vendimmarrëse duhet të punojnë për të përmbushur këtë mision historik".
XS
SM
MD
LG