Ndërlidhjet

Stefanoviq: Do të bisedoj me Kuperin për Bërnjakun dhe Jarinën


Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borko Stefanoviq, ka thënë se gjatë ditës së nesërme do të bisedojë me ndërmjetësin e Bashkimit Evropian, Robert Kuper, për vendkalimet në Bërnjak dhe Jarinë.

“Kuper dhe unë do të bisedojmë nesër nëpërmjet video-linkut. Pres që me këtë rast të definohen edhe disa gjëra të tjera”, ka thënë Stefanoviq për mediat serbe.

Duke komentuar aksionin e sotëm të KFOR-it dhe EULEX-it për mbylljen e rrugëve dytësore që janë hapur në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinë, Stefanoviq ka thënë se “mbyllja e tyre, nuk i kontribuojnë zgjidhjes së problemit”.

“Këto rrugë, ua mundësojnë njerëzve në veri një jetë normale, në rrethanat e sotme. Prej tyre varet furnizimi normal i popullatës, shumë qytetarë duhet të vijnë të punojnë në Rashkë nëpërmjet këtyre rrugëve”, ka thënë Stefanoviq.
XS
SM
MD
LG