Ndërlidhjet

AKK kërkon respektimin e procedurave në prokurim


Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë u tërhoqi vërejtjen gjashtë institucioneve që t’i përmirësojnë mangësit e procedurave të prokurimit në mënyrë që t’i shmangen mundësisë potenciale të keqëperdorimit, njoftoi zyra për media e kësaj agjencie.

“Agjencia u bën thirrje edhe insitucioneve tjera të cilat kanë për obligim ligjor rregullimin e fushës së prokurimit që me seriozitet t'i analizojnë këto opinione dhe të marrin masa ligjore për parandalimin e keqëperdorimit të mundshëm të parasë publike, thuhet në komunikatë.

Mësohet se kritika të tilla u janë dërguar komunës së Suharekës, Shtërpcës, Obiliqit, komunës së Vitisë dhe ministrisë për kthim dhe komunitete.
XS
SM
MD
LG