Ndërlidhjet

Bosnja arreston një grup emigrantësh ilegalë


Autoritetet boshnjake njoftuan se kanë arrestuar një grup të 15 emigrantëve ilegalë nga Afganistani dhe Sudani, të cilët tentonin të kalojnë kufirin me barkë nga Bosnja për në Serbi, raporton AP.

Agjencia citon një deklaratë të ministrisë për siguri të ketë bërë të ditur se 13 afganët dhe dy sudanezët të kenë tentuar ta kalojnë lumin Drina që ndan Bosnjën me Serbinë.

Sipas deklaratës, nëntë nga të arrestuarit janë të mitur.

Emigrantët ilegalë thuhet se do të kthehen në Serbi, ku shumica prej tyre kanë kërkuar tashmë azil.

Ministria theksoi se grupi ka qenë i vendosur në qendrën e azilkërkuesve në Banja Kovilaqa, e cila thuhet se është e stërmbushur me azilantë nga Azia dhe Afrika.

Sipas ministrisë, në këtë qendër aktualisht janë të vendosur mbi 2.500 njerëz.
XS
SM
MD
LG