Ndërlidhjet

Londra bashkëpunon me SHBA dhe Arabinë Saudite


Sekretari Jashtëm i Britanisë, Uilliem Hejg, tha se Britania do të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite për t’u pajtuar rreth një përgjigjie ndaj komplotit të dyshuar të iranianëve me qëllim vrasjen e ambasadorit saudi-arab në Uashington.

Hejg i tha parlamentit sot se komploti i dyshuar duket të jetë një “përshkallëzim i madh në sponsorizimin e terrorizmit të Iranit jashtë kufijve të tij”.

Autoritetet amerikane akuzuan këtë javë dy burra me origjinë iraniane për konspiracion me zyrtarët iranianë rreth synimit për vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara, Abdel al Xhubir.

Shtetet e Bashkuara thanë se do të konsultohen me qeveri të tjera për të gjetur mënyrat drejt “izolimit të mëtejmë” të Iranit.

Arabia Saudite tha se është duke shqyrtuar marrjen e hapave vendimtarë lidhur me komplotin e dyshuar të iranianëve.
XS
SM
MD
LG