Ndërlidhjet

BE: Rasti i ri kundër Timoshenkos – ekstremisht shqetësues


Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) sot ka shpallur se e ka hapur një rast të ri penal kundër ish kryeministres, Julia Timoshenko.

Shefi i hetuesve të këtij shërbimi, Ivan Derevjanko, u tha reporterëve në Kiev se Timoshenko është e dyshuar për përvetësimin e 405 milionë dollarëve, kur ajo ishte presidente e Sistemit të Bashkuar Energjetik të Ukrainës.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Majkël Men, i tha Radios Evropa e Lirë se hapja e rastit të ri kundër Timoshenkos ishte “ekstremisht shqetësues” dhe se autoritetet e Ukrainës po përdorin “drejtësi selektive”.

Dje ish kryeministrja Timoshenko u dënua me shtatë vjet burgim për keqpërdorim të pozitës.
XS
SM
MD
LG