Ndërlidhjet

logo-print

Sllovaki: U ratifikua rritja e fondit për ndihmë në eurozonë


Parlamenti i Sllovakisë sot e ka ratifikuar planin për forcimin e fondit të Kapacitetit të Stabilitetit Financiar Evropian.

Miratimi i planit për këtë fond për shpëtim financiar, u bë pas dështimit në votimin e së martës, i cili shkaktoi rënien e qeverisë së qendrës së djathtë.

Sllovakia ishte vendi i fundit, i 17-ti, i eurozonës, që e miratoi këtë fond, i paraparë për t’i ndihmuar vendet anëtare, që kanë probleme me kthimin e borxheve.
XS
SM
MD
LG