Ndërlidhjet

Francë: Prokurori i refuzoi hetimet në rastin Shtraus-Kan


Zyra e prokurorit të Parisit e ka refuzuar kërkesën për hetime lidhur me pretendimet e një autoreje franceze se ish shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kan, ishte përpjekur ta dhunonte.

Zyra e prokurorit njoftoi sot se rasti nuk mund të vazhdoj pasi incidenti kishte ndodhur shumë kohë më parë, në vitin 2003.

Tristane Banon thotë se Shtraus-Kan ishte përpjekur ta dhunoj atë gjatë një interviste për librin e saj.

Shtraus-Kan i ka vlerësuar pretendimet si imagjinare.

Ai është tërhequr nga posti i shefit të FMN-së, pasi një punëtore e hotelit në Nju Jork, e ka akuzuar për përpjekje për dhunim, më herët këtë vit.

Më vonë, prokurorët e kanë hedhur poshtë rastin.
XS
SM
MD
LG