Ndërlidhjet

logo-print

Çeki: U refuzua kërkesa e Bjellorusisë për Mihaleviqin


Një gjykatë në Pragë sot ka vendosur që ish kandidati presidencialë në Bjellorusi, Ales Mihaleviq, nuk duhet të ekstradohet në Bjellorusi.

Ai dhe disa kandidatë të tjerë opozitarë presidencialë, së bashku me qindra mbështetës të tyre, ishin arrestuar në muajin dhjetor, për shkak të protestave ndaj rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, për të cilat ata thonin se ishin të vjedhura për ta siguruar fitoren e sërishme të Aleksandar Lukashenkos.

Pasi i kaloj dy muaj në burg në Minsk, zoti Mihaleviq ishte liruar. Ai më vonë u largua nga Bjellorusia dhe arriti në Çeki, ku i është dhënë azil politik, raporton shërbimi për Bjellorusi i Radios Evropa e Lirë.

Bjellorusa e ka kërkuar ekstradimin e tij.
XS
SM
MD
LG