Ndërlidhjet

Siri: Aktivistët thonë se janë vrarë 14 vetë


Veprimtarët thonë se 14 vetë janë vrarë sot në dy qytete të Sirisë.

Sipas tyre, shumica janë vrarë në përleshjet ndërmjet trupave lojale ndaj presidentit Bashar al-Asad dhe personave të armatosur, që besohet se janë dezertorë ushtarakë.

Grupi sirian Vëzhguesi për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, tha se gjashtë ushtarë, dy dezertorë ushtarakë dhe një civil, janë vrarë në luftimin në qytetin jugor Hava.

Në qytetin verior Binish, raportohet se janë vrarë pesë civilë, pasi trupat kishin hyrë në qytet duke shtënë me armë.

Kjo informatë nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG