Ndërlidhjet

Obama: Kërkohen sanksione të ashpra kundër Iranit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha sot se do të kërkoj “sanksione më të ashpra” kundër Iranit, lidhur me komplotin e dyshuar për ta vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në Uashington.

Në deklaratën e tij të parë publike për këtë çështje, zoti Obama tha se komploti i dyshuar është pjesë e “modelit të sjelljes së rrezikshme dhe të pamatur” të Teheranit.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk do ta përjashtojnë asnjë aksion të mundshëm në raportet me Iranin.

Këto komente ai i bëri sot në konferencën e përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, me presidentin e Koresë Jugore, Li Mjung-bak.

Irani i ka hedhur poshtë pohimet se ka dorë në këtë komplot të dyshuar.
XS
SM
MD
LG