Ndërlidhjet

BE: Tri vende propozojnë strategji për pranimin e Ballkanit


Bullgaria, Greqia dhe Rumania, kanë propozuar përpilimin e strategjisë, e cila do ta përshpejtonte hyrjen e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian, ka njoftuar Ministria e jashtme e Bullgarisë.

“Bullgaria, Greqia dhe Rumania, kanë propozuar hartimin e strategjisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i pranimit”, thuhet, pos tjerash, në njoftim.

Shefat e diplomacive të këtyre tri vendeve i kanë dërguar letër komisionarit për zgjerim të BE-së, Shtefan File, dhe komisionarit për politikë rajonale, Johanes Han, për ta paraqitur strategjinë tek ata.
XS
SM
MD
LG