Ndërlidhjet

Nju Jork: Protestuesit nuk i përfillin urdhërat e autoriteteve


Protestuesit në Nju Jork kanë shprehur përkushtimin e tyre për të mos i përfilluar urdhërat e autoriteteve për t’u larguar nga parku, ku ata kanë qëndruar për afro një muaj, në kuadër të protestave kundër lakmisë së korporatave, të cilat ata i fajësojnë për vështirësit ekonomike të Shteteve të Bashkuara.

Autoritetet në Nju Jork thonë se kampi i protestusve duhet të largohet para pastrimit të paraparë të parkut nga ana e pronarëve të tij, por protestuesit thonë se pastrimi është vetëm arsyetim për t’i larguar ata dhe për ta shkatërruar kampin e protestuesve.

Organizuesit thonë se ata nuk do të largohen nga parku dhe kanë bërë thirrje për bashkim të mbështetësve të tyre para aksionit të pritur të policisë.

Gjatë natës në parkun në Menhetën ishin afro 400 protestues.

Lëvizja Okupimi i Wall Street-it ka nxitur protesta të ngjashme në qytetet e tjera.
XS
SM
MD
LG